Fjalë Kyçe

Si shkaktohet obeziteti tek fëmijët?

Si shkaktohet obeziteti tek fëmijët?

Ka disa shkaqe pse fëmijët bëhen mbipeshë dhe obezë, shkaqet më të përhapur janë faktorët gjenetik, mungesa e aktiviteteve fizike, ushqyerja e joshëndetshme ose një bashkim i këtyre faktorëve.

Vetëm në raste të rralla mbipesha shkaktohet për shkakun e gjendjes shëndetësore si p.sh. probleme hormonale.

Obeziteti tek fëmijët gjithashtu ka lidhje të madhe me aktivitetet fizike, tashmë që jetojmë në botën e teknologjisë qëndrimi para ekraneve është mjaft i madh dhe I dëmshëm, njofton Klan Kosova.

Këta fëmijë janë në rrezik për disa arsye si kolesterol i ngritur, tension i lartë i gjakut, sëmundjet e parakohshme të zemrës, diabeti e shumë rreziqe të tjera.