Fjalë Kyçe

Vera e kuqe shkakton kancerin

Vera e kuqe shkakton kancerin

Konsumimi i një shishe verë çdo javë ngre rrezikun e kancerit barabartë me sasinë e pirjes së 10 cigareve në ditë, thonë shkencëtarët, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Alo.

Në studimin e parë të këtij lloji, akademikët arritën të krahasojnë rreziqet e njohura të pirjes së duhanit me atë të teprimit në pije alkoolike.

Ata gjetën “ekuivalentin e cigareve” për një shishe vere – afërsisht 10 njësi – gjegjësisht pesë cigare për burra ose dhjetë për gratë.

Rreziku i kancerit nga ‘zbrazja’ e tri shisheve të verës së kuqe ose të bardhë çdo javë, ose 10 gota të mëdha, është shumë më e lartë.

Hulumtimi u krye nga Universiteti Spitalor Southampton, Fondacioni NHS, Universiteti Bangor dhe Universiteti i Southamptonit.

Dr. Theresa Hydes dhe skuadra e saj vlerësuan se 10 në 1.000 meshkuj do të prekeshin nga kanceri në një moshë të caktuar në jetën e tyre nëse konsumojnë rregullisht një shishe verë çdo javë.

Megjithatë, për gratë kjo shifër është akoma më e lartë apo 14 në 1,000, sipas studimit të botuar në revistën BioMedCentral Public Health./GazetaAlo/