Fjalë Kyçe

Vetitë e pabesueshme të sodës së bukës

Vetitë e pabesueshme të sodës së bukës

Soda e bukës përveç se njihet si element kryesor përbërës në gjella dhe ushqime të tjera, ajo ka edhe veti të tjera pak të njohura.

Më poshtë gjeni disa nga vetitë kryesore të saj, që mund t’iu hynë në funksion në përditshmërinë tuaj, transmeton lajmi.net.

Si deodorant trupi

Soda e bukës i sjellë molekulat e aromës acidike në gjendje neutrale, përkatësisht ua humbet erën, duke bërë që trupi juaj të mbajë erë të këndshme.

Ndihmon veshkat për largimin e toksinave

Soda bikarbonike ulë nivelet acidike në veshka dhe mund të ndihmojë në formësimin e muskujve.

Ndihmon flokët

Një lugë çaji nga soda e bukës vendoseni në shamponin tuaj dhe lamtumirë krehjeve me periudha afatgjata të flokëve, si dhe favorizon pastrimin më të mirë të tyre.

Zbutë lëkurën

Shtoni një gjysmë gotë sodë bukë në vaskë, për neutralizimin e acideve trupore, largimin e djersës dhe zbutjen e pastrimin e lëkurës.