Fjalë Kyçe

A është kjo e dashura e Butrint Imerit?

Butrint Imeri po shijon disa ditë pushimi në Greqi.

Butrint Imeri kishte një verë mjaft të ngarkuar në muzikë ai ishte gjithnjë në koncert dhe krahas kësaj punonte edhe për projekte muzikore, shkruan lajmi.net.

Pas gjithë këtyre angazhimeve këngëtari i ka gjetur vetes kohë edhe për pak pushime dhe këtë po e bën në një vend luksoz.

Në fotografinë e publikuar në Instastory, Butrinti duket se ka bërë një të dashur pasi shohim dyshen në një restorant ku nuk është askush tjetër pos tyre.

Nuk ka ndonjë konfirmim nga Butrinti, ai vazhdimisht ka refuzuar të flas rreth kësaj çështjeje.