Fjalë Kyçe

A po fejohet motra e Albatrit?

A po fejohet motra e Albatrit?

Albiona Muqiqi është vajza bukuroshe e këngëtarëve të njohur Nysret dhe Merita Spahiu.

Falë prindërve të saj, të cilët kanë një karrierë të bujshme në skenën muzikore me suksese të shumta, ajo u bë e famshme dhe kaq e përfolur, shkruan Kosovarja.

Biona, siç e thërrasin shkurt e cila është njëherish edhe motra e këngëtarit Albatrit Muqiqi po merr vëmendje të madhe me pozat joshëse dhe shpesh provokuese në rrjetet sociale.

Ndonëse familja e saj, pothuajse të gjithë merren me muzikë, ajo asnjëherë nuk e ka shprehur këtë interes por as që e ka mohur se mbase në të ardhmen.

Ajo së fundi ka shfaqur haptas edhe të dashurin e saj, një djalosh i pashëm I cili e bëri për vete bukuroshen.

Biona jo rrallë po shfaqet me të në rrjetet sociale, ku si duket e ka marrë seriozisht lidhjen e saj, e cila mbase shumë shpejtë mund të përfundojë me fejesë!