Fjalë Kyçe

Aktorja e njohur e Hollywoodit zbulon se ka prejardhje shqiptare

Aktorja e njohur e Hollywoodit zbulon se ka prejardhje shqiptare

Bashkëshortja e Tom Hanks ka nënën shqiptare.

Aktorja Rita Wilson na ka befasuar me postimin më të fundit, pasi ka zbuluar se ajo ka preardhjen shqiptare.

Rita, që është edhe bashkëshortja e aktorit shumë të dashur amerikan, Tom Hanks, ka bërë një postim për Ditën e Nënës, ku ka shkruar se sa krenare është me nënën e saj çame.

“Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeç dhe për 15 vite jetoi në fshatin e saj në kufi mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjërat u bënë serioze gjatë luftës nëna e saj vendosi të arratiseshin nga fshati duke ngjitur malet që ndajnë dy shtetet. E detyruar nga rrethanat, nëna ime e bëri këtë udhëtim, mes errësirës së natës, e rrezikuar të qëllohej e të linte çdo gjë pas. Çfarë kurajo që kishte. Nëna ime ishte e qeshur, e sjellshme, na bënte të qeshnim, nuk mësoi kurrë të notojë ose t’i japë biçikletës, gatuante të gjitha vaktet për ne, na qepte rrobat, na donte. Ajo mund të qëndiste çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, me reçel apo një vezë e skuqur shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë. Gëzuar ditën e nënës”, shkruan Rita në foton e bukur me nënën e saj.

Ajo kështu zbulon se nëna e saj ishte çame por që është dashur të largohet nga Shqipëria për shkak të luftërave, për të ndjekur një jetë më të mirë, shkruan io.

Rita është martuar me aktorin Tom Hanks dhe njihet si një nga çiftet shembull në Hollywood, pasi martesa e tyre po zgjat tash e 30 vjet.