Fjalë Kyçe

Arta me një dedikim për një person të dashur

Arta me një dedikim për vëllain Këngëtarja e mirënjohur, Arta Bajrami me fjalët më të mira i ka uruar ditëlindjen vëllait të saj, producentit të njohur Don Arbas.

Don Arbas feston sot 38 vjetorin e lindjes e Arta ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të Don Arbas, teksa ka shkruar se te ai mbështetet sa herë që jeta e sfidon, 21media.

“Fjala VËLLA është shumë fjalë e madhe. Po ty nuk të kam vetëm vëlla. Ty të kam shok, mentor në jetë dhe në karrierë. Ty të kam dorë të fortë mbrojtëse. Te ti mbështetem sa herë që jeta më sfidon. Kur çdo derë më mbyllet, ti ma hap derën e zemrës tënde. Prandaj është pak të të them të dua vëlla. Urime ditëlindja ylli jem!”, ka shkruar Arta në Instagram.

Arta është aktive në tregun e muzikës me projekte muzikore, për të cilat bashkëpunon me vëllain e saj, në studion “Arbasound”.