Fjalë Kyçe

Azet në mesin e artistëve me mbi një milion ndjekës në Instagram, fronin e mban…

Azet në mesin e artistëve me mbi një milion ndjekës në Instagram, fronin e mban…

Është njëri nga reperët më favorit shqiptar nga publiku.

Reperi nga Podujeva, Azet i cili jeton dhe vepron në Gjermani këtë vit ka ‘shpërthyer’ me projekte të reja dhe mjaft të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Ai së fundmi ka sjell një imazh në llogarinë e tij, Instagram ku tregon se hyn në mesin e disa artistëve të tjerë që kanë mbi një milion ndjekës në Instagram.

“1.1 Milion”, ka shkruar gjersa ia ka bashkangjitur edhe disa zemra.

Kujtojmë që Azet gjatë kësaj vere mbajti turneun ballkanik me performanca në trojet shqiptare.

Nga ana tjetër, Enca kryeson listën e artistëve me më së shumti ‘followers’, e që deri më tani ka mbledhur afro 2 milionë.