Fjalë Kyçe

Bukuroshja ruse që u konvertua në Islam pas martesës me mbretin e Malajzisë tani pritet të lindë fëmijën e saj të parë

Bukuroshja ruse që u konvertua në Islam pas martesës me mbretin e Malajzisë tani pritet të lindë fëmijën e saj të parë

Martesa midis mbretit malajzian që po largohet tani nga froni dhe një modeleje ruse është në krizë, raportojnë mediat në Moskë.

Oksana Voevodina, 25 -vjeçare, shkaktoi sensacion kur u konvertua në Islam dhe u martua me Sulltan Muhamedin V, 49-vjeçar, në një ceremoni madhështore në kryeqytetin rus gjatë muajit nëntor.

Raportet kanë pohuar se çifti është duke pritur fëmijën e tyre të parë pasi janë vendosur në një klinikë gjermane – por mediat në Rusi tani po thonë se martesa është në telashe.

Nuk ka pasur asnjë koment zyrtar lidhur me gjendjen e marrëdhënieve të tyre, por babai i nuses, kirurgu ortoped rus Andrey Gorbatenko, ka hedhur poshtë raportet duke thënë: ‘Është e pakuptimtë. Unë nuk e lexoj internetin por unë do të kisha qenë i pari që do ta dija “.

Kjo vjen në kohën kur Sulltani Abdullah Ahmed Shah u emërua tani mbret i ri i Malajzisë, duke zëvendësuar Sulltan Muhamed V, i cili abdikoi papritur pas vetëm dy vjetësh në fron.