Fjalë Kyçe

Dalin pamjet nga xhirimet përfundimtare të klipit të Norës dhe Erës

Dalin pamjet nga xhirimet përfundimtare të klipit të Norës dhe Erës

Era dhe Nora Istrefi sot po finalizojnë xhirimet e klipit të ri.

Era dhe Nora Istrefi ka kohë që kanë paralajmëruar një duet, andaj fansat e tyre po e presin me padurim këtë këngë, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Era dje ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do përfundojnë xhirimet e videoklipit, kurse kënga do të lansohet shumë shpejt.

Në InstaStory, Era ka sjellë pamje nga prapaskenat e xhirimeve, ku tregon ambientin në të cilin po filmojnë.

Kujtojmë që ky është njëherësh projekti i parë i përbashkët i motrave Istrefi.