Fjalë Kyçe

Djali i madh i çiftit Beckham prezanton të dashurën me vëllezërit

Djali i madh i çiftit Beckham prezanton të dashurën me vëllezërit

Në festivalin vjetor të muzikës dhe arteve, Coachella, 20-vjeçari Brooklyn Beckham, që aspiron të bëhet fotograf i njohur, u shfaq bashkë me të dashurën e re, Hana Cross, me të cilën dukej shumë i dashuruar.
Djali i madh i Victoria dhe David Beckham u fotografua nga paapracët teksa puthej me modelen brune, me të cilën u lidh në fillim të 2019-s, pasi u njohën nga shoqëria e tyre e përbashkët, ndërsa duket se e kanë shumë seriozisht lidhjen, pasi Brooklyn shoqërohej edhe nga dy vëllezërit më të vegjël të Brooklyn, Romeo dhe Cruz, të cilët po kënaqeshin në festival.

Një burim pranë familjes tha se ai po mendon të zhvendoset për të jetuar me të por sipas prindërve të tij kjo nuk është koha e përshtatshme:
“Është një gjë e mirë për Brooklyn të bëjë hapa drejt zhvendosjes nga shtëpia, por sipas David dhe Victoria ende nuk është koha e duhur”, thotë burimi pranë familjes së famshme.