Fjalë Kyçe

Dua Lipa mohon prejardhjen e saj

Dua Lipa mohon prejardhjen e saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa sapo na ka zhgënjyer të gjithëve në promon e saj për fushatën më të re të YSL.

Nëpërmjet një videoje ku tregon disa nga momentet e jetës së saj, në sfond dëgjohet zëri i këngëtares, e cila për herë të parë mohon origjinën e saj shqiptare.

“Përshëndetje! Unë jam Dua Lipa, këngëtare dhe tekst shkruese nga Londra”, dëgjohet të thotë këngëtarja.

Fansave shqiptarë nuk u ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe e kanë vënë në dukje nëpërmjet komenteve të tyre.

Ata ia bëjnë të qartë se ajo është nga Kosova dhe Londra është vendi ku u rrit.

Kjo deklaratë e këngëtares na ka habitur të gjithëve, pasi Dua është përpjekur në maksimum që të ngrejë emrin e Kosovës.