Fjalë Kyçe

Dua Lipa pjesë e fushatës reklamuese të xhinseve “PepeJeans”

Dua Lipa pjesë e fushatës reklamuese të xhinseve “PepeJeans”

Sukseset e këngëtares shqiptare, Dua Lipa nuk kanë të ndalur.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka njoftuar se do të jetë pjesë e fushatës reklamuese të veshjeve të xhinseve “PepeJeans London SS19”,  shkruan lajmi.net.

Dua ka publikuar disa imazhe dhe video në rrjetet sociale teksa shihet duke reklamuar xhinset për gjininë femërore.

“Jam e emocionuar që t’iu njoftoj se jam fytyra e re e kampanjës ‘Pepejeans London SS19’. Kjo më bën të lumtur që do të punojë me një markë me bazë në qytetin ku unë u rrita, Londër”, ka shkruar Lipa në Instagram.