Fjalë Kyçe

E njihni si Bora, por ja cili është emri i vërtetë i prezantueses shqiptare

E njihni si Bora, por ja cili është emri i vërtetë i prezantueses shqiptare

Bora Zemani është një nga prezantueset më të pëlqyera shqiptare.

Në një intervistë të dhënë për revistën “Class”, Zemani ka zbuluar shumë gjëra që nuk i keni ditur asnjëherë për të, shkruan lajmi.net.

Të gjithë e njohim si Bora Zemani por prezantuesja ka një emër tjetër të veçantë që ia ka vënë e ëma dhe prapa saj qëndron një histori.

E ëma e Borës, në vitin ’92, kur erdhi në jetë Bora e bardhë më 9 janar, kishte parë në Teatrin e Operës dhe Baletit operën shqiptare “Borana”. Aty edhe ishte frymëzuar për ta quajtur të bijën me emrin “Borana”.

Thënë më shkurt, kjo është hera e parë që Bora e tregon këtë detaj interesant për veten dhe emrin e saj të vërtetë.