Fjalë Kyçe

Elhaida Dani realizon cover me këngën e Florit”Plas”

Elhaida Dani realizon cover me këngën e Florit”Plas”

Ka një javë që Flori Mumajesi e ka publikuar këngën e re ‘’Plas’’.

Me baladën ‘’Plas’’, Flori Mumajesi ishte pjesëmarrës në festivalin ‘’Kënga Magjike’’ ku e fitoi edhe çmimin e parë, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë u pëlqye mjaft shumë nga publiku të cilët pas fitores shkruanin në komente se e ka merituar plotësisht.

Kënga ‘’Plas’’ në Youtube ka grumbulluar më shumë se 3 milion klikime.

‘’E kam lejuar veten të këndoj atë këngë që e kam dashuruar me dëgjim të parë. Atë këngë që nuk e dija që mungonte në jetën time.Atë këngë që do kisha dashur shumë ta kisha shkruar vetë ! Ky cover është një dhurate për@iamflorimumajesi dhe për muzikën që na ka dhuruar në gjithë këto vite!Faleminderit Flori , uroj ta pëlqesh këtë version të këngës tënde’’, ishin fjalët e saj pranë videos ku tregon pak nga coveri i realizuar.

Videon e njëjtë e ka publikuar edhe Flori Mumajesi të cilit i ka ardhur mirë që kolegia e tij këngëtare po ashtu e suksesshme e ka bërë cover këngën e tij.

Duhet theksuar se Elhaida në videon në fjalëduket tejet seksi.