Fjalë Kyçe

Elvana Gjata radhtet e para në listën e 10 personave më influencues në Shqipëri

Klear.com ka publikuar listën me dhjetë personat më me ndikim në Shqipëri.

Klear.com identifikon personat më me ndikim në rrjete sociale, përfshirë Instagramin, Facebook, Twitter, Youtube dhe Blogjet, shkruan lajmi.net.

Këtë listë e prinë këngëtarja Elvana Gjata, e cila pasohet nga disa prej emrave më të njohur të shoubizit.

Ani pse “Klear.com” në emërtimin e kësaj liste shkruan se ka renditur 10 personat më influencues në Shqipëri, aty bëjnë pjesë edhe emra nga Kosova.

Pas Elvanës, renditen Blendi Fevziu, Getoar Selimi, Ronela Hajati, Capital T, Vesa Luma, Sokol Balla, Fadil Berisha, Skivi.