Fjalë Kyçe

Emocionuese: 23 vjeçari me autizëm fiton ‘America’s Got Talent’

Emocionuese: 23 vjeçari me autizëm fiton ‘America’s Got Talent’

Përfundoi sezoni i 14-të 23 vjeçari Kodi Lee është fituesi i ‘America’s Got Talent’.

Kodi ishte konkurrenti më i komentuar i këtij sezoni për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Kodi ishte i verbër dhe autik, por me një talent të jashtëzakonshëm në muzikë. Ai këndoi në bashkëpunim me Leona Lewis dhe Cher dhe preku zemrat e publikut amerikan me këngën “You are the reason”.

Gjatë finales u realizuan performanca mbresëlënëse prej finalistëve të këtij formati.

Të gjitha performancat ishin të denja për çmimin e madh prej 1 milion dollarësh, por diferencën padyshim e bëri Kodi.