Fjalë Kyçe

Fifi tregon të vërtetën, ja pse ka vendosur të dobësohet

Fifi tregon të vërtetën, ja pse ka vendosur të dobësohet

Ajo me zërin e saj ka ditur të i bëj për vete një publik të tërë.

Kantautorja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka thënë se në stomak ka vendosur balonën e gastrit për të humbur peshë. Këtë artistja e ka bërë jo për shkak të mendimeve të njerëzve për peshën e saj, por për arsye shëndetësore, përcjell rtv21.tv

“Kam futur balonën e gastritit me u dobësu demek. Nuk vendosa me u dobësu se njerëzit më kanë thënë që të dobësohem. Përkundrazi, kur më kanë thënë njerëzit m’u dobsu, unë i kam shtu dhe 20 kile. E mora këtë vendim sepse kam pak probleme me shtyllën kurrizore dhe kjo vinte prej mbipeshës. Është dashur të gjej një zgjidhje pakëz më të shpejtë, meqë jam çik përtace dhe nuk i kam shumë qejf palestrat. Gjithsesi kam filluar pak palestrën.”- citohet të ketë thënë Fifi në emisionin “Thumb”.

“Zogo” është projekti i fundit muzikor i artistes, që është publikuar më 31 maj dhe deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në kanalin Youtube.