Fjalë Kyçe

Fjalimi prekës i Teuta Krasniqit në varrimin e Arzana Krajës

Fjalimi prekës i Teuta Krasniqit në varrimin e Arzana Krajës

I është dhënë lamtumira e fundit Arzana Krajës.

Është varrosur regjisorja Arzana Kraja, e cila dje u gjet e vdekur në banesën e saj.

Në varrimin e regjisores morën pjesë miq, kolegë e familjarë të saj, të cilët me dhembje ia dhanë lamtumirën e fundit asaj.

Aktorja Teuta Krasniqi, në varrimin e Arzana Krajës ka mbajtur një fjalim emocionues.

“Lajmi për ikjen tënde na ka lënë pa fjalë, ashtu siç na ke lënë pa fjalë me artin tënd. Të gjithë ne që të njohëm na dhe shumë nga mirësia, dashuria, guximi dhe dija. Kishe ende shumë për të dhënë”, tha ndër tjera ajo.