Fjalë Kyçe

Flaka Krelani sfidon edhe dëborën me imazhe provokuese

Flaka Krelani sfidon edhe dëborën me imazhe provokuese

Flaka Krelani para pesë muajve ka sjell këngën më të re të titulluar “Ndrysho”.

Por, duket se këngëtarja e njohur nga Gjakova nuk e ka ndërmend sa i përket publikimeve në rrjetet sociale.

Ajo po vazhdon të sjell imazhe të ndryshme provokuese në llogarinë personale në Instagram teksa shfaqet në poza të nxehta.

Zeshkania seksi së fundi ka sfiduar borën e rënë gjatë mbrëmjes së kaluar duke u veshur vetëm në bikini.

“Ani borë, bjer ti”, ka shkruar bukuroshja teksa shihet pranë një pishine e veshur në bikini të zi dhe kishte të vendosur një palë syze dielli.

Ndërkohë, Flaka ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën e saj private, duke mos u prononcuar asnjëherë rreth kësaj çështje në publik.

“Herën e fundit kur kam qenë në lidhje publiku nuk e ka ditur, pasi vetëm familja i di gjërat e mia personale”, kishte pohuar ditë më parë gjakovarja.

Ndryshe, Flaka është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve të këtij viti kalendarik.