Fjalë Kyçe

Genta Ismajli mbulohet me trëndafila

Genta Ismajli mbulohet me trëndafila

Është nga këngëtaret më të përfolura dhe më të komentuara në showbizin shqiptar e sidomos në këto ditët e fundit.

Është kjo Genta Ismajli, që kur është kuptuar se tanimë atë nuk e kemi beqare dhe e kemi në lidhje, të gjithë sytë i kanë nga ajo, për të parë dhe për të dëgjuar çfarë po bën.

Gentën e kemi parë shumë të rezervuar, dhe të mbyllur në këtë pjesë. Por ka diçka që po flet më shumë se fjalët e saj.

Janë paraqitjet e saj dhe imazhet e njëpasnjëshme që po sjell, ku po flasin më shumë se gjithçka, ashtu sikurse ky imazh i fundit që dha shumë për të kuptuar.

Genta është paraqitur para shumë trëndafilave të cilët i mbante në dorë, që me gjasë të ia ketë dhuruar i dashuri turk.