Fjalë Kyçe

Greta Koçi ka gati këngën e re

Greta Koçi ka gati këngën e re

Së shpejti publikohet projekti i ri muzikor i këngëtares Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. Këtë artistja e ka bërë përmes rrjetit social, Instragram ku numëron mbi 677 mijë ndjekës, përcjell rtv21.tv

“Kenga e re edhe pak…”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit të publikuar, kështu duke mos dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti. Ky do të jetë projekti i tretë i Gretës për vitin 2019, pasi që në muajt e mëparshëm kishte publikuar këngët: “Aman” dhe “E kuqe”. “E kuqe” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar më 13 mars dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube.