Fjalë Kyçe

Greta Koçi shpërthen, thumbon rënd Ronela Hajatin

Greta Koçi shpërthen, thumbon rënd Ronela Hajatin

Këngëtarja Greta Koçi është mjaft e dashur për publikun për shkak të muzikës që ajo sjell.

E së fundmi këngëtarja përmes llogarisë së saj në Instagram u ka dhënë mundësinë fansave ti bëjnë pyetje e ajo të përgjigjet.

Derisa këngëtarja Ronala Hajati ka thënë se asaj i ka ardhur koha të bëjë një koncert recital, pasi sipas saj ajo ka aq shumë këngë që dëshiron t’i risjell, kjo me gjasë nuk i është dukur në rregull Greta Koçit.

Një pyetje provokative që i ka bërë një fans Gretës duke e pyetur atë “A ke menduar të bësh recital?” ajo është përgjigjur.

“Po…por në kohën e duhur. Nuk bëhen recitale pa u konsoliduar mirë figura e një artisti dhe pasi e ke konsoliduar mbi 10 vjet karrier (si rasti im) prap “mendohesh” pasi ndjen përgjegjësi më shumë. Kur ta ndjej se është momenti do të vij recitali.” , ky duket një mesazh thumbues për deklaratën e Ronelës.