Fjalë Kyçe

Ia ngritën gishtin e mesit në koncert, reagon Fuego

Ia ngritën gishtin e mesit në koncert, reagon Fuego

Fuego ka reaguar pas performancës së mbrëmshme në koncertin 11 vjetorit të pavarësisë, pasi nuk u mirëprit nga publiku.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” mbrëmë u mbajt një koncert, i cili u organizua për nder të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në mesin e artistëve që performuan në këtë koncert ishte edhe Fuego, i cili nuk u prit edhe aq mirë nga publiku, pasi kishte prej tyre që ia drejtuan gishtin e mesit.

Përmes një statusi në Instagram, reperi ka regaur duke falënderuar ata që e mirëpritën, e po ashtu edhe ata që i ngritën gishtin e mesit.

“Faleminderit PRISHTINA ❤ faleminderit edhe dove qe i kan qu gishtat se so pa qare kejt mem dasht 👊🏻🔥”, ka shkruar ai.