Fjalë Kyçe

Ja çfarë ka bërë Genc Prelvukaj për Enin kësaj here

Genc Prelvukaj e ka dëshmuar se është i dashuruar ‘kokë e këmbë’ në Eni Koçin.

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë ndër çiftet më të komentuara të estradës.

Ata fillimisht lidhjen e tyre e mbajtën të fshehur e më pas kur u zbuluan nga mediat, dolën hapur dhe shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Se janë të dashuruar e kanë dëshmuar shpesh por Gencin duke bërë dedikime të tilla si sot nuk e kemi parë, shkruan lajminet.

Ai e ka publikuar një foto të Enit në llogarinë e tij në Instagram dhe pranë saj ka shkruar fjalë zemre.

“Kjo eshte Hana. Bukuria e saj e vertete, qe nuk ndryshon kurre, qe nuk venitet as iken, eshte nga brenda. Miresia qe rrjedh perbrenda saj eshte me e madhe se oqeanet ndersa buzeqeshja jep drite ne cdo pjese te jetes ku eshte vertete erret. Me vjen inat sepse fjalet jane aq te varfuna te pershkruaj sic duhet. Nje jete eshte pak me ty”, ka shkruar ai pranë fotos së Eni Koçit

Më parë në media është shkruar se Genci nuk i ka punët edhe aq mirë me familjen e Enit, konkretisht prindërit, mirëpo së fundmi u dëshmua e kundërta kur ai mori pjesë në festën e ditëlindjes së Enit dhe Gretës.