Fjalë Kyçe

Ja çfarë thotë Shyhrete Behluli për nënën e çfarë për vjehrrën

Ja çfarë thotë Shyhrete Behluli për nënën e çfarë për vjehrrën

Këngëtarja Shyhrete Behluli i hyri botës së muzikës që në moshë fare të re.

Ajo, ishte ende e pa fejuar e e pa martuar kur u lidh ngushtë me këngën.

Pra, dashuria e parë në jetën e saj ishte muzika, së cilës nuk iu nda asnjëherë, pavarësisht të gjitha rrethanave që edhe mund ta kenë penguar.

Këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli, ka treguar se megjithatë, për të familja përherë ka qenë në rend të parë dhe nëse do të duhej, ajo to ta linte muzikën për familjen, shkruan “Kosovarja”.

E, megjithatë, asaj nuk iu desh asnjëherë të bënte një sakrificë të tillë. Këngëtarja ndërtoj karrierë dhe familja të suksesshme.

Ajo, përherë ka qenë falënderuese edhe ndaj nënës e vjehrrës, që u kujdesen shumë për fëmijët e saj, në kohën kur këngëtarja ishte e angazhuar në aspektin profesional.