Fjalë Kyçe

Ja në çfarë gjendje ka përfunduar Almeda pak ditë para lindjes

Almeda Abazi është modelja shumë e përfolur shqiptare dhe që vendosi që karrierën e saj ta vazhdojë në Turqi.

Përveç profesionit të saj, Almeda komentohet shumë sidomos për jetën private.

Ajo tani është e martuar me aktorin shumë të njohur turk, Tolgahan Saiysman dhe tani po presin të bëhen prindër për herë të parë.

E meqë është tejet aktive në rrjete sociale, ajo sot ka publikuar një foto ku shihet sa shumë është lodhur e shëndoshur Almeda në prag të lindjes.