Fjalë Kyçe

Këngëtarja jep përgjigje epike për ata që mendonin se është shtatzënë

Këngëtarja jep përgjigje epike për ata që mendonin se është shtatzënë

Halsey reagon në Twitter Halsey konfirmoi lidhjen e saj të re me Evan Peters teksa ishte e ftuar në “The Ellen Show”. Nuk kaloi shumë kohë dhe këngëtarja e hitit “Graveyard”  u fotografua me aktorin e “American Horror Story”, teksa ky i fundit e përkëdhelte barkun e 25-vjeçares që në foto dukej disi i fryrë.

Në rrjetin social Twitter adhuruesit nisën të flisnin për shtatzëninë e papritur të Halsey saqë kjo e fundit u detyrua të reagonte duke dhënë përgjigjen epike.

“A është djalë? A është vajzë? Është një petull”, shkroi ajo në postimin e parë që vijoi nga një tjetër. “Vazhdoj të mos jem shtatzënë. Vazhdoj të jem alergjike ndaj glutenit. Vazhdoj që pëlqej petullat”, tha Halsey duke nënkuptuar që arsyeja përse barku i saj dukej i fryrë ishte për shkak se kishte ngrënë petulla edhe pse është alergjike ndaj glutenit që i bën dëm.