Fjalë Kyçe

Këngëtarja Shkurte Fejza në Vetëvendosje?

Këngëtarja Shkurte Fejza në Vetëvendosje?

Në një tubim në Tetovë, krahas kryesisë së partisë, në rendin e parë ishte e ulur këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza.

Këngëtarja jo rrallë ka dhënë komente politike, duke lënë të kuptohet se përcjellë nga afër zhvillimet në vend, shkruan Gazeta Express.

Në tubimin në Tetovë, Fejza është e radhitur krahas shefit të Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufcës.

I pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie, përfshirë edhe Albin Kurtin. Tubimi është i thirrur në mbështetje të kandidatit shqiptar për president në Maqedoninë Veriore, Blerim Rekës.

Këngëtarja asnjëherë nuk e ka bërë publike nëse është pjesë e VV’së mirëpo ajo ka qenë kritike ndaj pushtetit të pasluftës.

Madje në një emision televiziv, ajo ishte shprehur kundër demarkimit të kufirit me Malin e Zi, por edhe për idenë e ndryshimit të kufijve.

“Djemtë më të këqinj që i ka vendi janë në elitën e Kosovës”, kishte thënë Fejza.