Fjalë Kyçe

Këto shtete u kualifikuan për natën finale të ‘Eurovision 2019’

Këto shtete u kualifikuan për natën finale të ‘Eurovision 2019’

Në Izrael mbrëmë u mbajt nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2019”, shkruan lajmi.net.

Në gjysmëfinalen e parë ishin dhjetë shtete që arritën të kalonin në finale, e cila do të mbahet më 18 maj (e shtunë).

Më poshtë mund ta shihni listën me 10 finalistët e parë të “Eurovision 2019”:

1.Greqia – Katerine Duska me “Better Love”

  1. Bjellorusia – ZENA me “Like It”
  2. Serbia – Nevene Bozovic me Kruna”
  3. Qiproja – Tamta me “Replay”
  4. Estonia – Victor Crone me “Storm”
  5. Republika Çeke – Lake Malawi me “Friend Of A Friend”
  6. Australia – Kate Miller-Heidke me “Zero Gravity”
  7. Islanda- Hatari “Hatrið mun sigra”
  8. San Marino – Serhat, “Say Na Na Na”
  9. Sllovenia – Zala Kralj & Gasper Santl me “Sebi”.

Për ndryshe, Jonida Maliqi do të këndojë në natën e dytë gjysmëfinale, e cila mbahet nesër (e enjte). Ajo përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”.