Fjalë Kyçe

Kida merr kritika për dukjen e saj si afrikane

Kida merr kritika për dukjen e saj si afrikane

Disa ditë më parë, Kida vendosi që të bëjë një ndryshim në pamje për sezonin e verës.

Ajo stiloi flokët në formën e gërshetave afrikane dhe fotot e saj në Instagram i shoqëroi me nënshkrimin “Africana”.

Por ka diçka që nuk shkon në gjithë këtë dhe kanë qenë ndjekësit ata që ja kanë vënë në dukje nëpërmjet komenteve:

“Problemi është që njerëzit me ngjyrë diskriminohen në vendin e punës kur mbajnë flokët të stiluar sipas origjinës dhe traditave, por kur e bën një vajzë e bardhë kjo gjë është në rregull? Në djall shkoftë kjo. Rregulloni racizmin dhe diskriminimin si fillim dhe pastaj përdorni kulturat e njerëzve të tjerë për bukuri, pa i ditur sfidat e tyre thjesht sepse janë me ngjyrë.”

“Afrikane e? Kur do ndalojnë shqiptarët me përvetësimin kulturor dhe përdorimin e kulturave thjesht për estetikë?”

Pra, bëhet fjalë për “Cultural Appropriation” ose në shqip, përvetësim kulturor. Ndoshta dhe pa dashur e pa kuptuar, shpesh personazhët e njohur përshtasin ose përvetësojnë elementë (si tradita apo simbole) të një kulture tjetër, zakonisht të një minoriteti, por pa kuptuar apo respektuar si fillim kulturën origjinale apo kontekstin e përdorimit. Shpesh, veprime të vogla si në rastin konkret gërshetat, shoqëruar me një makijazh të lëkurës të një ngjyre shumë më të errët sesa i artistes, shoqëruar dhe me nënshkrimin në foto, konsiderohen fyese për kulturën e atij vendi.

Personazhet e njohur shpesh vihen në qendër të kritikave për këtë arsye, ku rasti i fundit ishte Kim Kardashian: linja e saj e veshjeve “kimono”, u konsiderua ofendim për kulturën japoneze.Dhe pasojat zakonisht janë edhe ligjore! Kim ju desh të ndryshojë emrin e linjës pas gjithë kritikave.