Fjalë Kyçe

Kjo është dhurata që Gold AG ka sjellë për Shyhrete Behlulin nga Medina

Kjo është dhurata që Gold AG ka sjellë për Shyhrete Behlulin nga Medina

Kanë realizuar disa projekte të suksesshme së bashku.

Por, këngëtarja, Shyhrete Behluli dhe reperi nga Presheva, Gold AG kanë raporte mjaft të mira edhe në jetën e përditshme, shkruan lajmi.net.

Para pak javësh, Gold AG ka qëndruar disa ditë në vendin e shenjtë, Medinë, ku edhe solli pamje nga atje në rrjete socialet.

E sot, këngëtarja Behluli tregon se ka pranuar një dhuratë simbolike nga Goldi. “Një dhuratë nga një vend i shenjtë, Faleminderit, Arian Agushi”, shkruan ajo.

Ndryshe, “Dashnia e nanës”, “Motër e vëlla”, “Gurbetqari”, janë tri projektet më të pëlqyera të Shyhretes me Arianin.