Fjalë Kyçe

Komenti epik i nënës së Rita Orës për vajzën e saj, e komenton në gjuhën shqipe

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksese të njëpasnjëshme në tregun botëror të muzikës.

Së fundmi, ajo së bashku me DJ Kygo interpretuan kolonën zanore “Carry On”, të filmit më të ri “Detective Pikachu”, dhe të njëjtën e kanë interpretuar në emisionin e famshëm të Jimmy Fallon.

Rita ka ndarë me 14.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga kjo shfaqje, duke treguar emocionet e bukura që kaloi gjatë interpretimit ‘live’ të këngës së re.

Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave, të cilët e kanë komplimentuar dukjen e këngëtares, shkruan telegrafi.

Mirëpo një koment ndryshe nga të tjerët bëri më shumë përshtypje, e ai ishte komenti që i kishte lënë nëna e Ritës, Vera Sahatçiu-Ora.

Kjo e fundit me përkëdhelje i shkruante vajzës së saj “O peshku i bardhë i bistricës”, me çka ka lënë të kuptohet se kjo është ndër emrat më përkëdhelës me të cilin ajo e thërret vajzën e saj në gjuhën shqipe.

Kujtojmë që gjatë muajit të kaluar, Rita ishte prezente në Kosovës për një mision të veçantë bamirësie në bashkëpunim me organizatën e famshme UNICEF.