Fjalë Kyçe

Kryeministrja e Zelandës së Re dikur ishte DJ

Kryeministrja e Zelandës së Re dikur ishte DJ

Ajo është liderja më e re femër në botë, duke u bërë Kryeministër e Zelandës së Re si në moshën 37 vjeçare.

Por, përpara se të merrte këtë pozitë të lartë, Jacinda Ardern bëri një jetë tjetër, e që ishte kontrast me atë që bën tani.

Ardern ishte DJ dhe në vitin 2014 luajti muzikë për 45 minuta në festivalin ‘Laneway’ në Auckland, pasi dashuria e saj për muzikën ishte e madhe.

Që kur u bë udhëheqëse e Partisë Laburiste, postimet e saj në Instagram ilustrojnë një grua e cila ka mision për t’i dhënë fund varfërisë së fëmijëve.

Revista në Zelandën e Re “The Spinoff” zbuloi gjurmët e saj nga e kaluara, ku ajo luante këngët e ‘Spice Girls’, ‘Beatles’, ‘Iggy Pop’ dhe Snoop Dogg.