Fjalë Kyçe

Kush po e quan Gresën kukull?

Kush po e quan Gresën kukull?

Janë pothuajse çdo ditë pjesë e mediave roze.

Ndonëse janë vajzat e këngëtares së mirënjohur Shkurte Fejza, famën nuk e kanë marrë vetëm prej nënës, shkruan “Kosovarja”.

Me projektet muzikore, paraqitjet e tyre në evente të ndryshme e kanë fituar përkrahjen e pëlqimin e njerëzve.

Janë këto Gresa e Besiana Behluli te cilat e kanë bërë për vete publikun shqiptarë, duke kthyer të gjithë vëmendjen tek ato.

Por përveç muzikës, motrat Behluli komentohen mjaftë shumë edhe për jetën e tyre personale.

Kanë kaluar disa javë që nga martesa e Gresës dhe ende flitet e komentohet dasma e saj madhështore, derisa edhe motra e saj Besiana ka bërë publike lidhjen e saj me Granit Sahitin.

Besiana ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën e saj të re “Loca” që u prit mjaftë mirë nga publiku.

Ato janë mjaftë aktive në rrjetet sociale ku ndajnë me ndjekësit e tyre aktivitete të ndryshme nga përditshmëria.

E këtë radhë, është Besiana ajo që ka publikuar një fotografi me Gresën.

Të veshura me ngjyra pranverore, e të rregulluara aq bukur motrat duken për mrekulli.

Kësaj foto të mrekullueshme i’a shtoj hijeshinë edhe mbishkrimi që ka lënë Besiana tek fotoja: “Unë dhe kukulla ime”, ka shkruar ajo.

E siç e ka thënë edhe Besiana, ato me të vërtetë duken si dy kukulla.