Fjalë Kyçe

Leonora ka disa fjalë para ndeshjes Çeki – Kosovë

Leonora ka disa fjalë para ndeshjes Çeki – Kosovë

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja jetike për kualifikim në kampionatin evropian, ku Kosova do të luajë në ‘Doosan Arena’ ndaj Çekisë.

Në mesin e shumë figurave publike që po mbështesin Kombëtaren e Kosovës, edhe Leonora Jakupi ka bërë një postim për djelmoshat tanë.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka publikuar një fotografi të futbollistëve, e cila mban mbishkrimin “Ti Kosovë më jep nder”.

Leonora Jakupi e ka treguar shpeshherë se është tifoze e flaktë, ku dhe pjesëmarrja e saj në stadiume në ndeshjet e Kosovës ka qenë e shpeshtë, shoqëruar shpesh nga deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.