Fjalë Kyçe

Linda Halimi reagon pas lindjes

Linda Halimi reagon pas lindjes

Linda Halimi ka reaguar për herë të parë për fyerjet që i kanë bërë në rrjetet sociale për shkak të vajzës së saj me reperin amerikan, Davon Edwards.
Por përveç kritikave, ajo thotë të ketë marrë edhe shumë mbështetje nga fansat e saj.

Në një postim në Instastory ajo ka shkruar se numri i mesazheve mbështetëse është i pabesueshëm, shkruan Metro.

“Me të vërtetë nuk e kam pasur idenë se do të ishit kaq mbështetës. Numri i mesazheve që kemi pranuar dhe lexuar është çmenduri. Më falni që s’mund t’iu përgjigjëm secilit (e dini pse), por të gjithë ju më dhatë shumë jetë e energji. Energjia është e vërtetë, mbroni tuajin në çdo kohë. Zoti ju bekoftë të gjithëve me shumë dashuri, dritë e paqe. Shpirtrat e juaj qofshin gjithmonë të lumtur. Ju dua shumë”, ka shkruar Linda në Instastory.