Fjalë Kyçe

Loredana: Mozzik do jetë gjithmonë pjesë e jetës sime

Loredana: Mozzik do jetë gjithmonë pjesë e jetës sime

Loredana ka komentuar lidhjen e saj me Mozzikun.

Që nga ndarja nga Mozzik, Loredana ka gjetur veten mjaft shpesh në titujt e mediave rozë, kjo pasi lidhja e tyre zgjonte interes të madh tek publiku.

Së fundmi ajo në një intervistë me mediat zvicerane, ka thënë se i gjithë suksesi në muzikë i takon asaj, kjo pasi reperi nuk e ka ndihmuar ish-të dashurën për karrierë, por thotë se do jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj.

“Tani nuk e ke mbështetjen e tij, si po ia del në biznes dhe për tu kujdesur për vajzën’? Loredana u përgjigj: ‘Ai nuk është se bën ndryshim në jetën time, ne shumë rrallë bëmë gjëra së bashku turneu ishte ai që na bashkonte.

Njerëzit që më kanë ndihmuar ende bashkëpunojnë me mua ata që e bëjnë punën e vërtetë. I dashuri im ishte atje me mua vetëm se ne ishim bashkë.

Ai nuk punoi me të vërtetë në biznes, ai ishte vetëm atje, ai është babai i vajzës sime, kjo do të qëndrojë gjithmonë në atë mënyrë dhe nuk do të ndryshojë, është burri im ose ishte kjo nuk ka rëndësi ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime”.