Fjalë Kyçe

Meda me gruan e shfaqin dashurin në publik me këtë foto

Meda me gruan e shfaqin dashurin në publik me këtë foto

Është njëri nga këngëtarët më të pëlqyer në estradë dhe njëherësh më i kërkuari për ahengjet e ndryshme familjare.

Kjo falë këngëve të tij me anë të të cilave prekë shijet e publikut shqiptarë.

Suksesi i tij ndër vite ka qenë i jashtëzakonshëm, të cilin po e vazhdon edhe më tutje.

Përveç për karrierën e tij muzikore, njerëzit kanë shfaqur gjithmonë interes të dijnë më tepër për jetën private të Medës, shkruan “Kosovarja”.

E ky i fundit çdoherë ka ndarë me publikun aktivitetet e tij familjare.

Meda dhe Lulja tashmë janë njëri ndër çiftet më të pëlqyera dhe më të dashura për të gjithë.

Ata paraqiten çdoherë të lumtur bashkë, kështu duke u bërë model për familjet shqiptare.

Dashurinë ndaj njëri tjetrit nuk hezitojnë t’a shfaqin edhe në publik.

Këtë më së miri e tregon fotografia që Meda ka ndarë me ndjekësit e tij.

Të kapur dorë për dore, me një shikim e buzëqeshje të ngrohtë Meda tregon sa shumë e don gruan.

“Me zemrën time”, ka shkruar ai në Instagram.