Fjalë Kyçe

Mediumi gjerman shkruan për videoklipin e ri të Stresit

Mediumi gjerman shkruan për videoklipin e ri të Stresit

Mediumi gjerman i ka kushtuar një artikull reperit Stresi.
Stresi është emër i dashur për publikun, i cili është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, shkruan lajmi.net.
Së fundi, ai ka punuar një videoklip, në të cilin u shfaq me një veturë super-luksoze prej ari, e për këtë videoklip ka shkruar edhe tabloidi gjerman “Bild.de”.
“Reperi vozit veturë BMW me ari në videoklip”, është titulli i artikullit të “Bild”, dedikuar reperit shqiptar.
Përmes një postimi në Instagram, reperi ka falënderuar mediumin për mbështetjen.