Fjalë Kyçe

Melinda Ademi lanson këngën e re “Pika Pika”, pjesë e klipit edhe Teta Gjyli

Melinda Ademi lanson këngën e re “Pika Pika”, pjesë e klipit edhe Teta Gjyli

Melinda Ademi e ka publikuar këngën më të re me titull “Pika Pika”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Projekti është prodhim i Panda Music, me tekst të vet këngëtares dhe me ‘beat-in’ e përgatitur nga DjR Beatz.

Miksimi është bërë nga Niklas Neumann, ndërsa masterizimi është realizuar nga Lex Barkey.

Videoklipi i kësaj kënge është xhiruar në Kosovë, ndërsa në këtë projekt përfshihet edhe aktori Osman Azemi në rolin e “Tetes Gjyli”.

Kujtojmë që para disa muajve, këngëtarja u kishte bërë ‘diss’ Taynës dhe Rinës me një video të cilën e titulloi “Teta Gjyli”.

Edhe në këtë klip, Melinda vjen në skena mjaft atraktive, projekt ky që besohet se do të pritet mirë nga publiku.