Fjalë Kyçe

Melinda ‘e pakënaqur’ me veten?

Melinda ‘e pakënaqur’ me veten?

Rep artisja e re Melinda Ademi po vazhdon të jetë në fokus të mediave rozë.

Ajo është e njohur për diss-et që iu drejton kolegeve të saja repere, e që e kanë bërë një artiste mjaft të zhurmshme, shkruan “Kosovarja”.

Pas largimit të Rinës nga muzika tani i ka mbetur më shumë të merret veç me Taynen, e cila nuk ka ditë që lansoi ‘freestylin’ e saj.

E kur është fjala për hite as Melinda nuk lëshon rrugë, krijuesja e hitit “Pika, pika” po vazhdon bujshëm aktivitetin e saj në mbrëmje e koncerte të shumta.

Ajo po ashtu sjell çdo herë foto provokative për të rikthyer gjithë vëmendjen nga ajo duke arritur të fitoj shumë fansa.

Madje, një veprim që po e bën e që po merr vëmendje të madhe është mbathja e takeve shumë të larta.

Mbase e pakënaqur me gjatësinë e saj, apo veç sa për trend.