Fjalë Kyçe

Melinda nesër publikon këngën ‘A po don pak’

Melinda nesër publikon këngën ‘A po don pak’

Melinda ka finalizuar punimet e projektit të ri të cilin do e lansoj nesër ka konfirmuar artistja me një postim të bërë në Instagram.

Këngëtarja njoftoi se ‘A Po Don Pak’ mban emrin kënga dhe është shoqëruar edhe me videoklip, pas postimit të bërë ndjekësit ‘vërshuan’ me komente duke thënë se mezi presin hitin e ri nga reperja.

Mbetet të shihet nëse edhe me këtë projekt Melinda do arrij suksesin që pat me ‘Çifteli’ dhe ‘Pika Pika’ ku ka arkëtuar mbi 13 milion klikime në Youtube.