Fjalë Kyçe

Miley dhe Liam më të dashuruar se kurrë në daljen e parë publike pas dasmës

Miley dhe Liam më të dashuruar se kurrë në daljen e parë publike pas dasmës

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth duken më të dashuruar se kurrë më parë në daljen e parë publike që prej dasmës së fshehtë.

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë bërë paraqitjen e parë publike pasi u martuan në një ceremoni sekrete rreth tre javë më parë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Çifti i porsamartuar dukeshin shumë të dashuruar teksa po qëndronin pranë njëri-tjetrit në një gala mbrëmje për 16-të vjetorin e “G-Day USA”, në lagjen Culver City të Los Angeles, të shtunën mbrëma.

Hemsworth, 29 vjeç, ishte në mesin e tre australianëve që u nderuan për arritjet e tyre në artet krijuese, gjatë kësaj mbrëmje.

Pop-ylli 26 vjeç dhe bashkëshorti i saj dukeshin tejet elegantë, Miley kishte zgjedhur një fustan të zi, në të cilin kishte ekspozuar tatuazhet në trup.