Fjalë Kyçe

Modelja e njohur rrëfen historinë e trishtë të abortit

Modelja e njohur rrëfen historinë e trishtë të abortit

Modelja e njohur ka folur lidhur me abortin dhe me rrëfimin e saj i ka prekur të gjithë.

Modelja dhe aktorja e njohur, Shay Mitchell, është në pritje të fëmijës së saj të parë, shkruan lajmi.net.

Shtatzënia e saj u erdhi të gjithëve në befasi pasi e kishte mbajtur të fshehur dhe e gjithë kjo pasi më parë ajo kishte abërtuar.

Para kësaj shtatzënie, një vit më parë, Shay ishte në javën e 14-të të pritjes së ëmbël, megjithatë për fat të keq asaj i ndodhi një abort spontan. Aktorja rrëfen se kjo eksperiencë e vrau aq shumë, saqë edhe sot e ka të njëjtë ndjesinë e hidhur që i ka lënë. Shay rrëfen se ka ruajur çdo foto dhe çdo eko të bebushit të humbur, pasi nuk do të mundet kurrë të harrojë atë që ka ndodhur.

“Zgjodha ta mbaja të fshehtë për shkak të herës së parë. Nuk shkoi ashtu siç kisha shpresuar dhe ishte jashtëzakonisht e vështirë. Herën e parë kur isha shtatzënë vitin e kaluar, Matte dhe unë nuk e kishim planifikuar, ndodhi dhe ne ishim vërtet të ngazëllyer për këtë. Isha 14 javëshe shtatzënë, në atë pikë, nuk e kisha idenë e probabilitetit për një abort spontan. Kur ndodhi, isha krejtësisht e verbuar. Ende i kam ato foto në telefonin tim, ende i kam të gjitha ekot nga vizitat e mjekut dhe është e çuditshme, sepse nuk i kam parë, natyrisht, por nuk e kam harruar atë që ndodhi. Sigurisht, jam super e lumtur, por ende ndjej për atë që kam humbur… Është vërtet e vështirë, sepse ndiheni të thyera si grua dhe kjo nuk është një ndjenjë e mirë”, thotë Shay në rrëfimin e saj.