Fjalë Kyçe

Moderatorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

Moderatorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë

Që në moshë të re Fitore Rexhepi ka filluar punën si gazetare.

Vitet e fundit, ajo është prezantuese e “Imazh” në “RTK”, që shihet mjaft e zonja në këtë fushë, shkruan “Kosovarja”.

Përveç në aspektin profesionist, është shembull dhe në jetën private.

Përmes postimeve që ajo bën, gjithmonë reflekton me pozitivitet, në veçanti me vajzën e saj Majdën, e cila është tejet tërheqëse.

Moderatorja e njohur u bë nënë e dy vajzave, këtë e ka bërë të ditur dje përmes Instagramit ku edhe postoi një foto të bebit.

Vogëlushja u pagëzua me emrin Mia.

Për Majdën ndjesi e veçantë që të bëhet me një motër, e Mia pa dyshim që do ta ndjek rrugëtimin e saj si një fëmijë shembull për të tjerët.