Fjalë Kyçe

Motra e Encës po e ‘’konkurron ashpër” këngëtaren

Motra e Encës po e ‘’konkurron ashpër” këngëtaren

Përveç Encës edhe motra e saj Uindi ka arritur ta rrëbejë vëmendjen e publikut.

Këngëtarja Enca Haxhia që nga fillimet e karrierës së saj ka qenë shumë e komentuar në mediet rozë, shkak i suksesit që ka arritur në muzikë por edhe i linjave trupore, shkruan lajmi.net.

Në Instagram ajo ndiqet nga 2 milionë njerëz, mirëpo një numër i madh i tyre e përcjellin edhe motrën e saj Uindi Haxhian.

Ajo në rrjetin e lartpërmendur social publikon shpesh foto nga më të ndryshmet, madje edhe ato lakuriq, kështu duke e “konkurruar ashpër” motrën, Encën.

Së fundmi ajo e ka publikuar një imazh në të cilin shihet pa sytjena dhe duke e mbajtur gjoksin me duar.

Pranë kësaj fotografie Uindi ka pranuar shumë komente e pëlqime në Instagram.