Fjalë Kyçe

Motrat Mustafa e Shyhrete Behluli në zi, humbin një person të dashur

Motrat Mustafa e Shyhrete Behluli në zi, humbin një person të dashur

Sot ka ndërruar jetë një person shumë i rëndësishëm për këngëtaret, Motrat Mustafa e Shyhrete Behlulin.

Motrat Musftafa nëpërmjet publikimit të një Instastory kanë njoftuar për vdekjen e mësuesit të parë i cili ua dha hapat e parë në muzikë, shkruan lajmi.net.

“Sot humbëm mësuesin e parë të muzikës, njeriu që na dha hapat e parë, Ibrahim Hamiti. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ngushëllime”, shkruan në postimin e Motrave Mustafa.

Humbja e Ibrahim Hamitit e ka prekur thellë edhe këngëtaren Shyhrete Behluli e cila po ashtu e ka publikuar fotografnë e tij në Instagram.

“Ishte ti arsimtari i muzikës që zbulove dhe zhvillove talentin tim, të jem mirënjohëse përgjithmonë. U prehsh në paqe”, ka shkruar Behluli pranë imazhit.