Fjalë Kyçe

Nuk e mori asnjë çmim në ‘iHeartRadio Awards’, por performanca e saj ishte e mahnitshme

Nuk e mori asnjë çmim në ‘iHeartRadio Awards’, por performanca e saj ishte e mahnitshme

Mbrëmë në teatrin ’Microsoft’ është mbajtur një nga festivalet më të mëdha në Amerikë ‘iHeartRadio Music Awards 2019’.

Këtij festivali nuk i kanë munguar as emrat shqiptarë, kjo pasi dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, janë nominuar në disa kategori, shkruan lajmi.net.

Dua Lipa është kryesuar me gjithsej katër nominime: “Artistja më e mirë femër”, “Kënga më e mirë ritmike” dhe “Klipi më i mirë” për këngën “One kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, dhe për “Fotografin më të mirë”, për Pixie Levinson, që është fotografja zyrtare e Dua Lipës.

Ndërkaq, Bebe Rexha Bebe Rexha është nominuar në dy kategori këtë vit, atë për “Këngën më të mirë të zhanrit country” dhe “Bashkëpunimin më të mirë” për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line.

Megjithatë, artistja Lipa nuk ka arritur të rrëmbejë asnjërin prej atyre çmimeve ndërkohë që projekti i Bebes është shpërblyer me ‘Këngën më të mirë të zhanrit Country’.

Sido që të jetë, performanca e Duas mbrëmë ishte e mahnitshme dhe nuk duhet asesi ta humbisni këtë video.