Fjalë Kyçe

Pas largimit nga ‘BabaStars’, Cozman bën këtë veprim ndaj Ledrit

Pas largimit nga ‘BabaStars’, Cozman bën këtë veprim ndaj Ledrit

Me veprimin e fundit reperi i njohur, Cozman befasoi të gjithë.

Tashmë, të gjithë e dimë se ai është larguar nga grupi “BabaStars”, me anë të ‘thumbimeve’ që bëri ditë më parë në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Meqë ky doli tani nga labeli i lartëpërmendur dhe Ledri para disa viteve, duket se dyshja janë bërë miq sërish.

Kjo ngjalli dyshime pasi reperët së fundmi e kanë ndjekur njëri-tjetrin në llogaritë e tyre, Instagram.

Nëse rikthehemi në kohë, thuhej se Cozman ka qenë kritik ndaj reperit, Vula kur përflitej se ai dhe Skivi i kishin bërë një diss këtij të fundit.

Megjithatë, nuk dihet nëse do të ndodhë një bashkëpunim mes tyre në të ardhmen?!